Edi Rama filloi vizitën në Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para orës nëntë filloi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin Skënderbe u rreshtua Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve. Ai në shesh u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore dy kryeministrat hynë në ndërtesën Qeverisë dhe aty filluan bisedimet kokë më kokë të cilat do të përfundojnë me një konferencë të përbashkët shtypi që është paraparë të mbahet në orën 11.

Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kurse në mesditë me një fjalë rasti, Rama do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seanca solemne.

Edi Rama shoqërohet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button