Mitevski: Kryesia e VMRO-së mund të largohet në kongresi i ardhshëm i partisë

Qëllimi i forumit të patriotëve për reforma në VMRO-DPMNE është që përmes dorëheqjes së kreut të tanishëm, të ruhen rrënjët e partisë. Kështu vlerëson ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Goran Mitevski i cili mbështetë këtë forum por edhe iniciativën e Nikolla Dimitrovit e Vlladimir Lazareviqit. Madje Mitevski vlerëson se kryesia aktuale e VMRO-së mund të largohet që në kongresi i ardhshëm i partisë, transmeton Alsat.

“Po mos të kisha besim, nuk do të isha kyçur që në fillim  në Forumin e Patriotëve. Me daljen në skenë të Dimitrovit dhe Lazareviqit, bashkërisht mundohemi që të ushtrojmë presion ndaj partisë që mos të vjen deri tek erozioni i VMRO-së, por me përmes dorëheqjes së kreut të partisë, i cili ishte i përfshirë pothuajse në të gjitha bisedat dhe keqpërdorimet që i kemi dëgjuar deri tani,  të ruhen rrënjët e kësaj partisë. Më së shumti i mbështes Dimitrovin dhe Lazareviqin, pasi që ato gjithashtu nuk ishin anëtarë të partisë por iu kishte besuar funksion i lartë. Përmes tyre e shoh përkushtimin e përbashkët që të lirohemi nga kreu eventual keqpërdorues dhe anëtarësia të guxojë që në Kongresin e ardhshëm i cili sipas gjitha gjasave do të jetë në muajin maj, të zgjidh kreun e ri”, deklaroi  Goran Mitevski, Ish drejtor i DSK-së.

Mitevski nuk mohon faktin se kryetar i ardhshëm i VMRO-DPMNE-së mund të jetë Jove Kekenovski. Lidhur me kompetencat që i gëzon kreu i partisë, Mitevski thotë se pas Kongresit do të ndryshohet statuti i partisë me çka VMRO-ja nuk do të jetë më parti e sulltanëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button