Evropa heq pagesën për roaming, Maqedonia nuk përfiton asgjë

Evropa do ta heq roamingun nga 1 korriku i këtij viti. Me këtë vendim evropianët do të flasin lirshëm mes vete pa pagesë të roamingut. Iniciativa mori dritë jeshile në Komisionin Evropian, tani pritet që e njëjta të kalojë edhe filtrat e Parlamentit Evropian.

Propozimi është masë për të reformuar tregun e telekomunikimeve. Sipas KE-së, heqja e roaming-ut do të zvogëlonte shpenzimet e konsumatorëve dhe do të thjeshtësonte burokracitë për kompanitë celulare.

Propozimi parasheh që kompanitë të ndalojnë faturimin e thirrjeve hyrëse nga korriku i vitit 2014, ndërsa të gjitha tarifat e tjera të roaming-ut të braktisen më 2016.

Rregulla “roam like at home” ose “roaming sikur në shtëpinë tënde” do të vlejë për gjithë territorin e Bashkimit Evropian.

Maqedonia nuk do të përfitojë nga kjo iniciativë. Ata që do flasin jashtë vendit do të vazhdojnë të paguajnë çmime marramendëse për roaming. Ditë më parë nga Agjencia për Komunikime Elektronike thanë se ka iniciativë regjionale për uljen e çmimit të roamingut, por ende asgjë konkrete nga kjo iniciativë nuk ka dalë në pah. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button