Itali-Çeki, dëmtimi horror i Pasqual (Video)

Italia e fitoi ndeshjen e djeshme ndaj Republikës Çeke dhe së bashku me Hollandën janë dy kombëtaret e para europiane që presin biletën për “Brazil 2014?.

Axurrët e Prandellit iu falën golave të Chiellini dhe Balotelli, ndërkohë që më shtrenjtë e pagoi kapiteni i Fiorentinës Manuel Pasqual.

Pas një dyluftimi ajror me sulmuesin çek Ligor Kozak, Pasqual ra në fushë i gjakosur duke alarmuar jo pak stafin mjekësor italian.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku dhe mori 7 qepje në ballë.

Lajme të ngjashme

Back to top button