Bashkëpunim biznesi mes Maqedonisë dhe Turqisë

Oda ekonomike e Maqedonisë sot organizon konventë me temë “Bizneset e Maqedonisë dhe Turqisë së bashku në tregun e Afrikës: sfidë apo mundësi?”. Qëllimi është mbështetja e kompanive nga Maqedonia dhe Turqia në identifikimin e mundësive për shfaqje të përbashkët, si dhe në krijimin e kushteve për qasje më të lehtë drejt këtyre tregjeve nga ana e Maqedonisë.

Zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit të Turqisë me vendet nga Afrika filloi në vitin 2008, kur Turqia e promovoi nismën e Partneritetit turko­afrikan, bashkëpunim në planin ekonomik, politik, kulturor, arsimor dhe shëndetësor. Investuesit turq në Afrikë i shfrytëzojnë resurset lokale natyrore dhe ato njerëzore për prodhim dhe eksportojnë në vende të tret.

Lajme të ngjashme

Back to top button