Todorov: Është e panevojshme shpallja e epidemisë së tularemisë

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov e përjashton mundësi për shpallje të epidemisë për sëmundjen tularemia në Maqedonia. “As nga larg nuk është e tillë situata që të shpallim epidemi. U shpall epidemi në rajonet lokale ku ishin votrat lokale që të evitohen raste të reja plotësuese. Nga ai moment deri më tani nuk ka raste të reja.

Mbeti numri i fundit i të infektuarve”, deklaroi Todorov pas vizitës së sotme në shërbimin e rinovuar për transfuziologji në Kumanovë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministri theksoi se po ndërmerren të gjitha masat e rekomanduara në rast të këtillë. Masat, nënvizoi, tani për tani po japin rezultate të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button