Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Në drejtimin rrugor Shkup ­ Veles, përgjatë manastireve, për shkak të shembjeve, komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 4 deri 5 metra. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, kumtoi LAMM.

Sipas informatave të cilat LAMM i mori nga NP Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme në aksin rrugor R1205 Krupishtë-­Probishtip afër fshatit Neokazi, për shkak të dukurisë së dëmtimit të korsisë së majtë, shikuar në drejtim të rrugës Probishtip­-Krupishtë, komunikacioni po zhvillohet me radhë, vetëm nëpër korsinë e djathtë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button