“Punësimi i shqiptarëve viktimë e qëllimeve dhe interesave klanore”

Përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet shtetërore një proces që zgjatë me vite të tëra ka qenë gjithmonë subjekt i pazareve të ulëta. Ndonëse bisedat e përgjuara të prezantuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, biseda që zhvillohej mes Musa Xhaferit dhe ish ministrit të Drejtësisë Blerim Bexhetit, nuk për bënte një “bombë” të vërtet krahasuar me bisedat tjera, analistët vlerësojnë se kjo nuk do të thotë se është mirë. Sipas tyre biseda mes dy bartësve të funksioneve të rëndësishme dhe përgjegjëse për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në vend tregon tendencën e qartë për gatishmërinë për të lëshuar pe në punësimin e shqiptarëve qoftë ajo edhe në instanca më të larta.

Analisti Albert Musliu, thotë për Portalb se pavarësisht konceptimit efekti i përgjimeve nuk i mirë në opinion. Sipas tij reaksioni më i madh nga biseda mes dy përfaqësuesve , funksionar të BDI-së është se ata kanë tendencën për të lëshuar pe duke i mundësuar punësimin e të tjerëve.

“Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e ka për obligimin përfaqësimin e drejt të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Kjo ndoshta edhe nuk duket aq shqetësuese kur e dimë se kjo ndodh tashmë një kohë të gjatë. Në këtë bisedë nuk përfliten shumë emra siç ndodhë në bisedat tjera dhe njëkohësisht kjo ishte më e zbehtë me bisedat tjera, por kjo nuk do të thotë se është gjë e mire”, thotë Albert Musliu.

Analisti Xhelal Neziri, thotë për Portalb se në bisedën mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, nuk bëhet fjalë për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në gjyqësi, por për keqpërdorim katastrofal të përfaqësimit për qëllime klanore.

Sipas tij nuk bëhet fjalë as për partizim por për privatizim të gjyqësisë. As në fabrikë çorapesh nuk bëhen pazare dhe punësime të tilla, e lëre më në gjyqësi, ku qytetarët mendojnë dhe shpresojnë se ndahet drejtësia. Nëse në një vend nuk funksionon drejtësia, aty ka konflikte dhe shkatërrim.

“Drejtësia ka qenë e shenjtë edhe në kohën e perandorisë osmane, edhe në kohën e komunizmit, edhe në kohërat e mbretërve e perandorëve të ndryshme. Kjo nga shkaku se është botërisht e ditur se nëse në një vend apo shoqëri ka funksionuar drejtësia, atëherë aty ka sunduar paqja dhe përparimi. Kjo që i është bërë gjyqësisë në Maqedoni do ta paguajnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim, kush më herët e kush më vonë”, thotë Xhelal Neziri.

Mersel Bilalli  thotë për Portalb se biseda mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit  nga kontesti  është vështirë të konceptohet ndryshe për opinionin. Ata bisedojnë për punësimin e  të tjerëve që nuk janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O milet ishalla fiton Zaevi edhe kit kto kefshet politkan i shtej burg se kto e kan ba ket katrahur te shoqeria

Back to top button