Pele preferon Messin para Cristiano Ronaldos

Legjenda e futbollit Pele bën një vlerësim të futbollistëve më të mirë në botë për momentin, ndërsa zbulon se do të preferonte Lionel Messin në vend të Cristiano Ronaldos në skuadrën e tij virtuale.

Të fy futbollistët më të mirë të planetit do të përballen sërish me njëri tjetrin në El Clasicon e madh të La Ligas këtë të dielë dhe Pele rrëfen se nëse do të ishte trajneri ai do të zgjidhte argjentinasin në vend të Cristianos.

“Ata të dy lojanë një lloj të ndryshëm futbolli, por mendoj se Messi bën më shumë për skuadrën, jep më shumë asiste ndërsa Ronaldo është më i fokusuar për të shënuar. Mendoj se Ronaldo ngjason shumë me Ronaldo Nazarion, brazilianin, pasi ka të njëjtin stil me të. Nëse unë do të drejtoja një skuadër dhe do të më duhej që të zgjodhje, do të merrja Messin por të dy futbollistët janë fantastikë./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button