Ambasada e Amerikës vigjilente për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka njoftuar se ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, me fokus te vlerat dhe standardet demokratike.

Në deklaratën dhënë DW-së, ambasada amerikane, duke ripohuar se mbështet integrimin e vendit, thotë se tani është momenti kur institucionet duhet të tregojnë se kanë kapacitet për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të paanshme.

“Ambasada e SHBA-së vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet politike, të cilat sjellin në pikëpyetje çështjen e pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit dhe respektimin e vlerave të tjera demokratike në Maqedoni. Si mbështetës të integrimit të Maqedonisë në komunitetin euroatlantik, nënvizojmë se kjo është një mundësi që institucionet e Maqedonisë të tregojnë se kanë kapacitet për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të paanë”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button