BlackBerry prezanton telefonin më të lirë

Bashkëpunimi i BlackBerry-t me kompaninë Porsche Design vazhdon. Nga bashkëpunim BlackBerry merret me softuerin e telefonit, ndërsa Porsche Design merret me dizajnin. Sot ata prezantuan një tjetër telefon inteligjent, i quajtur Porsche Design P’9983 Graphite.

Porsche Design P’9983″ Graphite është telefoni i katërt i krijuar nga bashkëpunimi i BlackBerry dhe Porsche Design. Telefonat e tjerë janë BlackBerry Porsche Design P’9983″, BlackBerry Porsche Design P’9982 dhe BlackBerry Porsche P’9981.

Sa i përket specifikave, Porsche Design P’9983″>9983 Graphite ka të njëjtat veçori si telefoni inteligjent Porsche Design P’9983″. Ai përmban ekran me prekje 3.1 inç Super Amoled HD, procesorin Qualcomm Snapdragon S4 (MSM8960) me dy bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, 2GB RAM, 64GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB falë kartës microSD.

Telefoni i ri premium ofron veçoritë e sistemit operativ BlackBerry 10, si BlackBerry Hub, BlackBerry Blend dhe BlackBerry World. Porsche Design P’9983″>9983 Graphite do të shitet vetëm nga disa dyqane me pakicë për 1,950 dollarë

Lajme të ngjashme

Back to top button