Smartfoni i parë BlackBerry Venice me sistem operativ Android do të mbërrijë në muajin nëntor

Tanimë nuk ka më dyshime për ekzistencën e Venice, smartfonin BlackBerry me sistem operativ Android. Analisti Evan Blass ishte ai që dha këtë lajm përmes një postimi në Twitter. Ai e shoqëroi postimin e tij me një foto ku duket qartë një smartfon BlackBerry me sistem operativ Android, konkretisht duken të hapura aplikacionet si Google Store, aplikacioni i emailit dhe i transferimit të të dhënave, transmeton PCA.

Një imazh tjetër zbulon gjithashtu se ky smartfon do të jetë i pajisur me një tastjerë fizike e cila është e vendosur në pjesën e pasme të telefonit dhe rrëshket poshtë kur do ta përdorësh.

Pyetja që na mundon të gjithëve është deri në çfarë pike do të jetë Android pjesë e këtij smartfoni BlackBerry apo sa do të jetë numri i aplikacioneve Android që do të instalohen në të. Arma më e fortë me të cilën BlackBerry duhet të luftojë është padyshim siguria. Kompania duhet të përkufizojë Venice si smartfonin më të sigurt Android.

Raportet tregojnë se kjo pajisje do të mbërrijë në muajin nëntor, si fillim në tregun amerikan. Por çfarë rëndësie fsheh në thelb një produkt i tillë? BlackBerry me të vërtetë ka kryer një lëvizje të zgjuar. Në fakt që nga Motorola Turbo nuk ka pasur një smartfon tjetër Android me tastjerë fizike rrëshkitëse. Ky është avantazhi kryesor i Venice. Sikur të eleminohet plotësisht dhe problemi i sigurisë, atëherë mund të themi me bindje se BlackBerry Venice do të jetë një smartfon tepër i lakmuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button