Konstatime që mund të ofendojnë, shkelin kodin profesional

[Recension: Alia që vret e pret dhe burgos shqiptar! (VIDEO)]

Liria e fjalës është bazë e demokracisë. Liria e secilit shtrihet deri aty ku fillon liria e tjetrit. Media nuk duhet t’i keqpërdorë deklaratat në kontekste të caktuara për të plasuar ofendime dhe gjykime, mbi individë.

drejtimiLinku deri te artikulli origjinal: Alia që vret e pret dhe burgos shqiptar! (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 13.08.2015

Data e recensionit: 17.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë nis me titull që ngrit akuza, por që në tekst nuk ka argumentuar atë që ka shkruar në titull. Ky fakt dëshmon se autori plason akuza të pa baza.

Produkti gazetaresk përmban një video me deklarata të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ku autori në vend se të raportojë mbi deklaratat e Ahmetit, madje edhe të jetë kritik mbi ato, ai komenton paraqitjen e tij duke bërë interpretime të pa baza.

“E qeshura e Ali Ahmetit në deklaratën e tij nuk do të thotë se ai bën shaka, përkundrazi tregon karakterin e tij sado-mazokist që kënaqet kur e bën të vuaj popullin e tij. Se sa serioze është kjo deklaratë na dëshmon videoja të cilën po e postojmë.”

Sipas kodit etik gazetaresk, gazetarët kanë të drejtë të marrin informacion, ta botojnë atë dhe të kritikojnë. Që do të thotë se është jashtë çdo kornize etike komentimi që me raste mund të interpretohet edhe si ofendues. Aq më tepër që komenti ka të bëjë me vlerësime psikologjike për çka gazetari nuk është ekspert, por edhe nuk i lejohet sipas standardeve të gazetarisë që të shprehë vlerësimet e tij.

Deklarata e kreut të BDI-së, mund të sfidohej në shumë mënyra duke e analizuar me ekspertë të ndryshëm, ndërkohë gjatë raportimit gazetari duhet me kujdes t’i zgjedh fjalët e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button