Vidhen rreth 100 telefona celularë nga një dyqan në Strugë
Një autor i panjohur ka kryer plaçkitje të rëndë në një dyqan për shitjen dhe servisimin e telefonave celularë “Deni mobil” në Strugë, njofton SPB Ohër. Plaçkitja është kryer pardje me thyerjen e xhamit të derës hyrëse, ndërsa autori ka marrë telefona celularë dhe një laptop.
“Ai në mënyrë joligjore i ka marrë rreth njëqind telefona celularë të markave të ndryshme të sjella për riparim si dhe dy telefona celularë të rinj të markës Ajfon 5C, tre telefona celularë të markës Ajfon4C, një telefon celular i markës “LGF50”, një telefon celular i markës “Soni Erikson ST 26″ dhe një laptop i markës Acer”, njoftoi zëdhënësi i policisë, Stean Dimoski. Në vendngjarje është kryer ekspertizë ndërsa stacioni policor në Strugë punon në ndriçimin e rastit dhe gjetjen e autorit.