Gjurovski ftesë për gjashtë shqiptarë

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Boshko Gjurovski ka bërë publike listën e futbollistëve për dy takimet a radhës, atë përballë Bjellorusisë që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2016 dhe ndeshjes miqësore ndaj Australisë.

Në listën e Gjurovskit janë të ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë, ndërsa për herë të parë do të jetë mesfushori Enis Bardhi, i cili është duke shkëlqyer te skuadra e Ujpesht në kampionatin hungarez. Gjithashtu të ftuarit tjetër të Gjurovskit janë Arijan Ademi, Artim Pollozhani, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi dhe Besart Abdurrahimi.

Në listën e Gjurovskit përveq Bardhit, ka edhe dy futbollist të rinj të cilët do të debutojnë në ekipin e parë të Maqedonisë, Bojan Markoski dhe Urosh Matiq për të cilin pritet çertifikata nga FIFA.

Takimi Maqedoni – Bjellorusi do të luhet me 27 mars në Stadiumin “Filipi i Dytë” në ora 20:45, ndërsa miqësorja kundër Australisë do të luhet tri ditë më vonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button