Jessie J nuk e mban koncertin për shkak të sëmundjes
Jessie J ka anuluar turneun e saj në Australi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të saj.
Këngëtarja britanike nuk do të performojë ashtu siç ishte parashikuar në Melburn, Adelaide dhe Perth.
Ajo tha në një komunikatë zyrtare se i vjen shumë keq për zhgënjimin që i ka shkaktuar fansave australianë dhe se shpreson që shumë shpejt të ketë mundësinë të zhvillojë koncerte para tyre. /Indeksonline/