Mungesa e marrëveshjes rrezikon zgjedhjet

Kosovarët mund të ndodhë që më 3 nëntor të mos i drejtohen kutive të votimit. Mungesa e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, pritet që të ketë ndikim në gjithë procesin zgjedhor.

Të dy kryeministrat nuk kanë arritur që të martën, edhe pas shtatë orë bisedimesh, të merren vesh për listat e votuesve që do të përdoren në zgjedhjet lokale që planifikohet të mbahen edhe në veri të Kosovës. Në bazë të ligjit aktual të zgjedhjeve, partitë politike kanë afat më së largu deri më 4 shtator për t`u regjistruar në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Liderët aktualë paralelë të veriut kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhje, derisa edhe krijimi nga Beogradi i një liste unike të serbëve, që do të garonin në zgjedhje, është rrezikuar pas mungesës së marrëveshjes për zgjedhjet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button