Franca dhe Shqipëria, gati për të sulmuar Sirinë

Franca dhe Shqipëri janë deri tani dy vendet që janë shprehur të gatshme për të sulmuar Sirinë. Presidenti i Francës, Francois Hollande gjëtë një konference tha se, “Franca është gati të ndëshkojë” ata që janë përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri.

“Franca shpreh gadishmëri për të ndëshkuar ata që morën vendimin për të sulmuar të pafajshmit me gaz”, u shpreh Hollande.

Nga ana tjetër, Shqipëria, vend anëtar i NATO-s do të mbështesë çdo aksion që do të merret nga SHBA-të dhe aleatët e NATO-s kundër regjimit të Basha al-Assad, tha kryeministri në largim, Sali Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, një nga vendet më të varfëra në Evropë, dënoi sulmet me armë kimike ndaj civilëve. Gjithashtu shprehu keqardhje për vdekjen e mbi 100 mijë njerëzve gjatë luftës civile mes të cilëve ndodhen edhe shqiptarë etnikë që u vendosën në Siri gjatë Perandorisë Osmane.

Aktualisht në Shqipëri ndodhet qindra komanda të Marinës Mbretërore të Britanisë, të cilët po zhvillojnë stërvite bashkë me ushtrinë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button