Nishani: Të shembim bunkerët e krimit dhe korrupsionit

“25 vite më parë shembëm bunkerët e komunizmit, ndërsa sot duhet të shembim bunkerët e krimit e korrupsionit dhe të ndërtojmë shtetin ligjor. Krimi dhe korrupsioni nuk duhet të gjejnë vend në shoqërinë tonë. Kërkoj me forcë që e gjithë klasa politike të largojë pa ekuivok individët e përfshirë në krim”.

Kjo ishte deklarata e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës “24 vjet partneritet strategjik Shqipëri-SHBA”, e mbajtur në përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i bëri thirrje edhe sistemit të drejtësisë që “të mos bjerë pre e presioneve të këtyre individëve, por të zbatojë me përpikëri ligjin”.

“Ne nuk duhet ta ndëshkojmë demokracinë, por ta ndihmojmë të rritet sipas modelit perëndimor”, theksoi Nishani.

Lajme të ngjashme

Back to top button