Nesër hiqet obligimi për pajisje dimërore në automjete

Obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjet është deri nesër.

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës për momentin rruga lokale prej Kratovës deri në f. Kavrak është e pakalueshme. rruga rajonale Probishtip ­ HC Zletovica në f. Kojkovo, Kratovë është i pastruar dhe aftësuar për komunikacion të automjeteve të për udhëtarë.

Në aksin rrugor P1205 Krupishte ­ Probishtip tek vendi Neokazi, për shkak të çarjes së rrugës në korsinë e majtë nga Probishtipi për në Krupishte, komunikacioni zhvillohet pa pengesa, vetëm në korsinë e djathtë. Në aksin rrugor Veles ­ Shkup pas tuneleve në fshatin Bashino komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 10 metrave. Me ç’rast është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë,Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button