DAP do të pranoj deklarata tatimore edhe të hënën

Deklaratat tatimore vjetore do të mund të dorëzohen edhe të hënën, më 16 mars, pasi që e diela kur skadon afati është ditë jopune, kumtoi të premten Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Sipas të dhënave të fundit, 330.737 qytetarë tashmë e kanë plotësuar obligimin për dorëzimin e deklaratave tatimore deri te DAP-i, prej të cilëve 1.575 e kanë shfrytëzuar mundësinë për t’i paraqitur të ardhurat përmes serviseve elektronike për tatime. Edhe krahas numrit të madh të deklaratave tatimore ditëve të fundit në DAP (prej 40 deri në 50 mijë deklarata në ditë), sipas kumtesës, nuk janë regjistruar ngecje dhe pritje më të mëdha para sporteleve tatimore.

DAP njofton se deklaratat tatimore mund të dorëzohen edhe të shtunën në drejtoritë rajonale dhe repartet tatimore të DAP prej orës 08:30 deri në orën 14:00 si dhe në Kontakt qendrën e DAP-it prej orës 09:00 deri në orën 20:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button