Fyle: Me padurim pres implementimin e rekomandimeve të raportit

Eurokomesari Shtefan Fyle nëpërmjet një komunikate e përshëndeti punën e kryer me sukses të Komisionit ad-hoc, veçanërisht faktin që raporti është miratuar me konsensus nga ana e të gjitha partive politike, dhe tha se Komisioni Evropian është i kënaqur me zhvillimin e këtillë të ngjarjeve dhe se me këtë Maqedonia praktikisht e përmbushi kushtin më të vështirë të Marrëveshjes së marsit dhe tregoi pjekuri politike.

“Kjo tregon se me vullnet politik, nëpërmjet dialogut dhe kompromisit, mund të gjenden zgjidhje konstruktive. Me padurim e pres implementimin e rekomandimeve që gjenden në raport, si dhe të pjesës tjetër të marrëveshjes politike të 1 marsit. E çmoj rolin e ekspertëve të Bashkimit Evropian të cilët u ndihmuan anëtarëve të komisionit në punën e tyre. Rezultati i arritur nga ana e komisionit ndihmon në zgjidhjen e çështjeve politike, por gjithashtu, tregon edhe se integrimi në BE vazhdon të jetë i rëndësishëm për të gjitha partitë politike në vend”, thekson Fyle. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button