Pentagoni konfirmon: Pritet fjala e Obamas për intervenim në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht Departamenti i Mbrojtjes, ka konfirmuar se Pentagoni ka vendosur asetet ushtarake në Detin Mesdhe, dhe është në pritje të çdo vendimi të Barak Obamas për të vepruar ushtarakisht në Siri.

Duke iu përgjigjur Anadolu Agency mbi saktësinë e lajmeve, Bill Flet, zëdhënësi i Pentagonit, tha: “Unë mund të konfirmoj se Marina e SHBA-ve ka asetet e saj në rajonin e Mesdheut, dhe është përgatitur për të mbështetur çfarëdo vendimi nga presidenti”, transmeton mesazhi.

Pas sulmit me armë kimike më 21 gusht nga forcat e regjimit sirian, ka pasur mjaft lajme në mediat botërore, duke thënë se SHBA është duke u përpjekur për të arritur një vendim mbi Sirinë. Që nga atëherë, është përforcuar dhe zgjeruar ushtria me asetet e saj në Detin Mesdhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button