Disa komuna të Shkupit sot pa energji elektrike

­Shfrytëzuesit nga rruga “Kiro Fetak” në lagjen Draçevë, përgjatë hekurudhës, sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 8:30 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e komunës Qendër të cilët gravitojnë në afërsi të bibliotekës “Braqa Milladinovci”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Antonie Grubishiq”, “Gjuro Gjakoviq” dhe tregu Bunjakovec.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Pero Nakov”, nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e fshatit Qojlia, ndërsa nga ora 8:00 deri në orën 11:00 edhe shfrytëzuesit e stacioni hekurudhor në Gjorçe Petrov.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve në rrjetin e distribuimit nga ane ekipeve të EVN Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button