Angellov: Gruevski nuk ka më legjitimitet, ato nuk ishin zgjedhje

Kryetari i Dinjitetit Stojanço Angellov ka thënë se me aferën e përgjimit del në pah një situatë e re, ajo e përplasjes mes maqedonasve mes veti.

“Tani kemi një situatë krejtësisht të re, atë të përplasjes maqedonas me maqedonas, jo të një problemi ndëretnik maqedonas me shqiptarë”, ka thënë Angellov duke kritikuar ashpër momentet e përgjimit të bërë nga ana e krerëve të VMRO-ë mbi arrestimin dhe keqtrajtimin ndaj Lube Boshkovskit.

“Unë kërkova dorëheqjen e Gruevskit dhe të qeverisë së tij në mënyrë paqësore, nuk kanë legjitimitet politik, ata nuk ishin zgjedhje kur u zgjodh ai…”, ka thënë Angellov në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M.

Kreu i “Dinjitetit” Stojanço Angellov madje ka zbuluar një ekskluzivitet mbi një rast pra 4-5 vitesh në një ngjarje ndërkombëtare në Ohër.

“Njëri nga sigurimi i një funksionari të lartë qeveritar ka dashur atëkohë të bëjë skandal me përmasa ndërkombëtare. Dëshironte të qërojë hesapet me policin e sigurimit të një ministri grek”, ka thënë Angellov, duke thënë se ai nuk ka qenë Urko, por një nga njësiti “Ujqit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button