Kosova, masa reciprociteti ndaj Maqedonisë

Prodhuesit kosovarë vazhdojnë të përballen me probleme gjatë eksportit të grurit dhe miellit në Maqedoni, për shkak të disa kufizimeve që ka ndërmarrë ky shtet për importin e këtyre produkteve. Me të njëjtin problem po përballen edhe prodhuesit tjerë nga rajoni, ku Serbia është shteti i parë që i është përgjigjur Maqedonisë me vënien e masave të reciprocitetit.

Një vendim i tillë nuk përjashtohet të ndërmerret edhe nga autoritetet kosovare, të cilat janë në pritje të zbatimit apo jo të ultimatumit që i është dhënë nga CEFTA autoriteteve maqedonase që deri në fund të këtij muaji ta shfuqizojnë vendimin.

Arta Istrefi, zëdhënëse në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka thënë për Tribuna se në takimin e fundit të mbajtur të CEFTA-s në Beograd, të gjitha palët janë pajtuar që t’i jepet një afat kohor Maqedonisë deri në fund të muajit Gusht për shfuqizimin e vendimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button