Vrasja e katërfishtë, gjykata jep 35 vite burg për Xhuvanin
35 vite burg është masa e caktuar për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohej për vrasjen e katërfishtë në Tiranë. Vendimi për Xhuvanin është dhënë nga gjyqtari Sokol Tona.
Ky është dënimi që Gjykata e Tiranës ka vendosur për Kostandin Xhuvanin, autori i masakrës me katër viktima në lokalin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ne 4 nëntor 2014.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Tiranë, për deklarimin e fajshëm të të pandehurit Xhuvani dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet heqje lire. /albeu