Itali, arrestohen 17 shqiptarë

17 shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, si shtetas të implikuar në trafikun e drogës. Banda e trafikut të lëndëve narkotike u shkatërrua, pas hetimeve disa mujore

Mediat italiane “La Provincia di Como” raporton se pjesë e bandës ishin 17 shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur nga ana e policisë.

Sipas mediave, shqiptarët akuzohen për trafik narkotikësh dhe lidhje të tyre me krimin. Arrestimet janë kryer në disa qytete, konkretisht në krahinat e Romës, Arezzos, Reggio Emilias, Raguza dhe Leçes.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 25 persona të tjerë, ku janë sekuestruar 30 kg kokainë, si dhe 2 ton marijuanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button