Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese

Për shkak të mbetjeve të borës në rrugë, ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve ka në aksin rrugor Tetovë ­ Kodra e Diellit, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka edhe në aksin rrugor Makedonski Brod ­ Prilep për shkak të dëmtimeve të një pjese të urës te lumi Slanska. Sipas informacioneve që LAMM i ka marrë nga NP Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët ka në aksin rrugor Bukovë, Gjavato dhe Krushevë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button