Mot me vranësira në vendet më të larta

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të përkohshme të shiut dhe borës, ndërsa në vendet më të larta dhe në male reshje të borës.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në katër gradë Celsius, ndërsa e ditës prej tre deri në tetë gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, sidomos pasdite dhe gjatë natës. Nuk përjashtohet që shiu të kalojë në dëborë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në pesë gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut dhe borës së lehtë, në juglindje reshjet do të jenë kryesisht të shiut, ndërsa në malet të borës.

Të enjten dhe të premten do të fryejë mesatare veriore, e cila në momente në disa vende do të përforcohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button