Mjekët i dinë reaksionet negative të vaksinave Diteper?!

Personeli mjekësor në klinika është i vetëdijshëm për përmbajtjen jo adekuate të vaksinës Diteper por megjithatë vaksinojnë foshnja si dhe urdhërojnë motrat që me doemos të jepet kjo vaksinë.

Një burim i Portalb.mk brenda klinikës shprehen se reaksionet që kanë fëmijët pas marrjes së kësaj vaksine janë të shumta.

“Vaksina që jepet në Maqedoni nuk është e nivelit të duhur, ajo është marrë nga Bullgaria shifra inervax b2199 dhe shkakton reaksione të ndryshme tek fëmijët. Doza e parë jepet në muajin e dytë të foshnjës. Të shumë fëmijë kjo vaksinë bën reaksion në krah ku shpesh vjen deri te apcesi dhe bëhen intervenime kirurgjike, shkakton temperature, ngërçe, shqetësim etj”, shprehet burimi i Portalb.mk.

Ky burim gjithashtu thotë se infermierët urdhërohen që të vaksinojnë fëmijët edhe përkundër faktit që i dinë këto reaksione që janë të dëmshme për foshnjat.

“Është i tmerrshëm fakti se infermierët urdhërohen që t’i vaksinojnë foshnjat edhe përkundër asaj që e dinë përmbajtjen dhe reaksionin në foshnjat. Në të gjitha vendet e rajonin jepen vaksina të pastra 5 dhe 6 valentë, është parashikuar edhe në Maqedoni t’i sjellin vaksina të njëjta në muajin gusht të këtij viti dhe në shtator të fillojnë të aplikohen, mirëpo nuk e kanë ndaluar këtë vaksinë momentale e cila mund të ketë pasoja vdekjeje prurëse tek foshnjat”, tha ky burim.

Mjekët e klinikave refuzuan të flasin për ketë çështje ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksina nuk është shkaktar i  vdekjes  së foshnjave.

“Ai që e lëshuar këtë informacion ka pasur si idenë të shkaktoj panik dhe të ndikoj seriozisht në përqindjen e vaksinimit në Maqedoni, respektivisht me deklarata kundër vaksinimit, të ndikoj në rrënimin e sistemit të vaksinimit që ekziston në Maqedoni”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq Aleksej Duma, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore për Portalb shprehet se ende është herët të konstatohet shkaku i vdekjes së foshnjave dhe se rezultatet e obduksionit do të jenë të gatshme për një javë.

“Ende është herët të konstatohet shkaku i vdekjes. Jemi duke i pritur rezultatet e analizës së obduksionit të cilat do të zbardhin dyshimin e vdekjes së foshnjave. Këto analiza pritet të jenë gati deri në javën e ardhshme dhe rezultatet pritet të dorëzohen pranë prokurorisë publike”, tha për Portalb, Duma.

Ndryshe, dy foshnje të moshës 2 dhe 4muajshe kanë ndërruar jetë brenda dy ditëve,njëri me datën 1, ndërsa tjetri me datën 3 mars, me ç’rast dyshimet e para jozyrtare lidhen me vaksinën diteper që kanë marrë ditë më parë dy foshnjat.

Lajme të ngjashme

Back to top button