Ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Për shkak të mbetjeve të borës në rrugë ka ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Mavrovë ­ Dibër, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në aksin rrugor Krupishte ­ Probishtip tek vendi Ploça në afërsi të fshatit Neokazi, për shkak të paraqitjes të çarrjes në rrugë, të korsisë së majtë (parë nga drejtimi prej Probishtipit drejt Krupishtes), komunikacioni zhvillohet vetëm në korsin e djathtë.

Për shkak të dëmtimeve të një pjese nga ura e lumit Slanska, në aksin rrugor Makedonski Brod ­ Prilep P­1303 ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese. Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në Tetovë. Sipas informacioneve që LAMM i ka marrë nga NP Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe qarkullim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button