Mot me vranësira

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe periudha të ngrohta, në pjesën juglindore janë të mundura reshje afatshkurtëra të shiut, ndërsa nëpër male të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura do të lëvizë prej dy deri në tetë Gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në shtatë gradë Celsius. Nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa nga e mërkura pritet mot me vranësira të ndryshueshme e me reshje të përkohshme të shiut, dhe borës nëpër male. Reshjet do të jenë në pjesët lindore dhe perëndimore të vendit.

Rënie e vogël e temperaturave prej rreth dy deri tre gradë do të ndjehet të enjten. Nga fundi i uikendit temperaturat sërish do të jenë në rënie të vogël dhe moti do të jetë pa reshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button