Nënshkrimi i raportit, ikje nga zgjedhjet apo shtyrje e tyre
Kryetari i komisionit të përzier ad-hoc, Borçe Davitkovski, ka paralajmëruar për sot nënshkrimin e raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit.
Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me propozimin e kryeministrit Gruevski për mënyrën e nënshkrimit të raportit sipas pretendimeve të të dyja partive, duke i kënaqur apetitet e të dyja palëve.
Nëse pretendimet e LSDM-së, për të precizuar fajësinë e qeverisë për ngjarjet e 24 dhjetorit përmblidhen në raportin e nënshkruar, atëherë kjo do të nënkuptojë një raport jopozitiv nga Bashkimi Evropian për qeverinë. Aktorët politikë të përfshirë në debatin e nxehtë për punën e komisionit dhe sjelljen e epilogut përfundimtar, sipas të gjitha deklarimeve të tyre e kanë të qartë se hedhja e grepit për zgjedhje të parakohshme vetëm mund t’i shtyjë ato.
Tani i gjithë spektri politik në Maqedoni po kalkulon për t’i gjetur rrethanat më të favorshme për mbajtjen e tyre. Profesori universitar Salajadin Salihu, thotë se idjea e zgjedhjeve të parakohshme tashmë është hedhur dhe në njëfarë mënyre është përkrahur edhe nga BDI-ja, sepse ajo la të kuptohet se nëse ato shpallen atëherë ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Kjo sipas tij do t’i paralizojë shumë segmente institucionale për shkak se do të dominojë logjika se dalja nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.
Analisti Albert Musliu, mendon se paralajmërimet për nënshkrimin e raportit gjatë ditës së sotme, janë të mirëseardhura për LSDM-në, sepse ajo ende është në fazën e konsolidimit. Sipas Musliut, nënshkrimi i raportit do të thotë edhe mosmbajtje e zgjedhjeve të parakohshme për të cilat më së paku është e interesuar LSDM-ja. Musliu thotë gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishtë më mirë të bëhet në pranverë ore së bashku me zgjedhjet presidenciale më 2015./Portalb