Davutoglu: Turqia do bëhej pjesë e koalicionit kundër Assadit

Turqia do i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

“Ne gjithëmonë e kemi vënë prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk arrihet nga Këshilli i Sigurimit, alternative të tjera…do të viheshin në agjendë”, i ka thënë Davutoglu gazetës turke, Milliyet, transmeton REL.

Momentalisht, 36 – 37 shtete janë duke i diskutuar këto alternative. Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë në këtë proces, Turqia do e zë vendin e saj në këtë koalicion”, ka thënë kryediplomati turk.

Lajme të ngjashme

Back to top button