Moska e paralajmëron Washingtonin për pasoja të ndërhyrjes në Siri

Rusia është shumë e shqetësuar që Washingtoni mund të përgjigjet ushtarakisht ndaj dyshimeve se qeveria siriane ka përdorur armë kimike, raporton Reuters.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kërkuar maturi derisa ka biseduar me telefon me homologun amerikan, John Kerry të dielën, ka njoftuar ministria e jashtme ruse të hënën.

“Ministri (Lavrov) ka thënë se njoftimet zyrtare nga Washingtoni gjatë ditëve të fundit rreth gatishmërisë së forcave të armatosura amerikane për ‘të intervenuar në konfliktin sirian në Moskë janë pranuar me shqetësim të madh”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme, duke ju referuar një bisede që është bërë të dielën.

Ndërkaq agjencia franceze, AFP ka raportuar se gjatë bisedës telefonike Lavrov e ka paralajmëruar Kerrin rreth “pasojave jashtëzakonisht të rrezikshme” nëse SHBA-të e fillojnë një fushatë ushtarake kundër regjimit sirian.

Lajme të ngjashme

Back to top button