Gostivari e fitoi derbin me Shkupin

Ndeshja e vetme e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë është zhvilluar në stadiumin e Çairit në Shkup, ku janë takuar dy ekipet më të mira të kësaj lige, Shkupi dhe Gostivari, e ku kjo e fundit ka marrë fitore me rezultat 2:1, duke ngushtuar epërsinë në tabelë në vetëm 8 pikë dhe duke shpallur veten si konkurrente kryesore për inkuadrim në Ligën e Dytë.

Shkupi në këtë ndeshje është paraqitur me futbollist të kombinuar, pasi numri më i madh i futbollistëve të skuadrës nga Çairi ishin prekur nga gripi dhe nuk arritën të jenë gati për derbin e xhiros. Në këtë ndeshje munguan Suat Zendeli, Muharem Bajrami, Ardian Nuhiu, Gorna Maznov, Goran Stankovski Bujamin Asani e Mumin Sallai.

Ndeshja filloi me sulme të shpejta të vendasve, ndërsa nga goli i parë u shënuan në minutën e 20-të, kur vendasit menduan se Ristovski ishte në pozitë jashtë lojë, duke mos e ndalë atë që të shënojë gol. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë përsëri iniciativën më të madhe e kishin shkupjanët të cilët arritën të barazojnë në minutën e 64-të me anë të Erkan Seferit. Festa e bardhekaltërve zgjati vetëm dy minuta, kur Elvir Nurishi pasi kaloi portierin Bajrami nuk e kishte të vështirë që të shënojë gol, i cili rezultoi të jetë edhe fitues. Kjo ishte disfata e parë e Shkupit në sezonin 2014/15 në fushë të sajë dhe e dyta në përgjithësi në kampionat.
Tre ndeshje tjera do të luhet të martën (14:00) Vëllazërimi – “Skopje”, Drita – Napredoku dhe Euromilku – Makedonija Gj.P. Ndeshja e fundit e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë luhet të mërkurën ku do të takohet Kozhuvi – Mlladost C.D.

Ndërsa në Ligën e Parë ndeshjen e vetme të xhiros së 19-të e kanë luajtur Rabotniçki dhe Turnova, ndërsa fitore shënuan romantikët me rezultat 2:0.

Të përkujtojmë se ndeshjet e xhiros së 19-të të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë dhe ato të xhiros së 16-të të Ligës së dytë, janë shtyrë shkaku i të reshurave të borës dhe motit të keq në shumë vende të Maqedonisë.
Ndërsa të martën do të luhet ndeshjet Renova – Bregallnica dhe Vardari – Metallurgu, ndërsa për të mërkurën është planifikuar të luhet ndeshja Sileksi – Teteksi dhe Shkëndija – Pelisteri. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button