Shkupjani akuzohet për posedim droge

Njësia për tregti të paligjshme me droga pranë SPB­së Shkup parashtroi kallëzim penal për personin D.J. (33) nga Shkupi. Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim të paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe perkursorëve”.

I denoncuari, siç njofton MPB­ja më 26 shkurt të këtij viti ka qenë në automjet edhe me dy persona, që nga ana e nëpunësve policorë “Alfa” është ndaluar në rrugën “11 Tetori”. Gjatë legjitimitetit të personit dhe kontrollit të automjetit, tek i denoncuari janë gjetur 40 tableta të kuqe dhe dy qese polietileni me materie të panjohur pluhuri.

Gjykatësi në procedurën paraprake i përcaktoi masë arresti me zgjatje prej 30 ditësh. D.J. në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2011 pesë herë ka qenë i denoncuar penalisht për delikite pasurie dhe delikite të shoqëruara me dhunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button