Ivanov në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të AEASH-së

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Akademisë evropiane të arteve dhe shkencave (AEASH) presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Salsburg, Republika e Austrisë.

Në kuadër të vizitës, Kabineti i presidentit kumtoi se Ivanov do të realizojë takim me homologun austriak, Hajnc Fisher dhe do të ketë fjalim në solemnitetin me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Akademisë evropiane të arteve dhe shkencave.

Presidenti Ivanov u inaugurua si mbrojtës i Akademisë evropiane të arteve dhe shkencave në mars të vitit 2012.

Akademia evropiane e arteve dhe shkencave është formuar në vitin 1990 në Salsburg me qëllim që të kontribuojë drejt zhvillimit pozitiv të shoqërive dhe kulturave në Evropë përmes debateve interdisiplinare dhe mbinacionale për problemet esenciale të tokës evropiane dhe përmes rolit intelektual pionier. Në AEASH bëjnë pjesë 1200 shkencëtarë, hulumtues, filozofë dhe artistë, në mesin e të cilëve 29 fitues të Çmimit Nobel.

Lajme të ngjashme

Back to top button