Nesër takimi i radhës Thaçi-Dacic

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Ivica Dacic, do të takohen nesër në Bruksel, ku do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, bazuar në planin e miratuar nga të dyja palët.
Kryeministrit Thaçi ka thënë se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin do të arrihet në takimin e ardhshëm me palën serbe, i cili do të mbahet më 27 gusht në Bruksel.

“Kosova shkon e përgatitur në takim, duke respektuar plotësisht të gjitha vendimet kushtetuese të Kosovës. Pra, ka mbetur që të përmbyllet edhe formalisht marrëveshjet për telekomunikacionin dhe energjinë, pasi sa i përket Kosovës dhe BE-së janë të përmbyllura, gjithashtu edhe sa i përket disa përkushtimeve tjera. Besoj se do të vazhdojë implementimi sipas agjendës së paraparë. Implementimi i marrëveshjes është jetik.”, ka theksuar ai.

Ndërkohë pas takimit që kryeministri do të zhvilloj në Bruksel, do të vazhdoj për në New York, ku do të merr pjesë në prezantimin e gjithë këtij procesi, por edhe progresit të arritur në Kosovë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button