Gruevski si John Travolta me baton

Kapixhik nr. 115, 26 Gusht

Arsim Zekolli, kolumnë- “Ethet e mbrëmjes të së shtunës”- Utrinski Vesnik

I pamohueshëm është fakti se kryeministri tani I mban nën kontroll të gjitha instrumentet për përhapjen e të vërtetave zyrtare. Por është gjithashtu e pamohueshme se këto mjete janë të padobishme në qoftë se përmes atyre përhapen “të vërtetat” që janë më pak të besuara.

Eroll Rizaov, kolumnë- “Gruevski prap i zemëruar”, Utrinski Vesnik

Pas përdhunimit kolektiv publik të demokracisë më 24 Dhjetor të vitit të kaluar, në këtë botë ka arritur një përbindësh që askush asgjë nuk i mund. Kjo tekë e natyrës do të han Maqedoninë më aminin e saj, deri në trhë të fundit, derisa prej asaj nuk do të mbetë, as gjurmë e as zë. Në fund do ti gëlltit më kënaqësi edhe prindërit e saj.

Kire Naumov, kolumnë- “Prej baton-buxhetit deri në baton-zgjedhje”, Utrinski Vesnik

Gruevski po bëhet qengji i pafajshëm, dhe për të mirën e shtetit është i gatshëm të pranojë çdo gjë, por në fakt ai vetëm ka frikë se në fund do të merr një karton të kuq të drejtpërdrejtë nga BE dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar.

Ivana Kostovska, komenti-“Samaras të zgjedh mosmarrëveshjen për 24 Dhjetorin”, Dnevnik

Aq sa po na tharben fytyrat kur me dinakëri diplomatike po kërkohet prej neve një pjekuri politike që mos të na thuhet  me vrazhdësi se ne jemi të papjekur, duke u përpjekur për të marrë një raport pozitiv nga Brukseli, si edhe vet t’ju kishim ndihmuar që të kanë prove se ne jemi në fazë të sfidës dhe kryefortësisë.

Daut Dauti, kolumnë- “SVP në udhëkryq gjuhësor?!”, Dnevnik

Çfarë mund të bëjë qeveria lokale është që të tërhiqet nga Këshilli, të mos lejon përdorimin e ndërtesave dhe hapësirave publike (nuk do të jetë vështirë për të gjetur një justifikim banal) dhe, natyrisht, ti fshije SVP nga buxheti komunal dhe ta anulojë logjistikën e përgjithshme. Dhe do të mundet të kërkonjë “ribrendim”, pa atributin “të Strugës”!

Sotir Kostov, kolumnë- “Kronologjia e obskurantizmit komunist”, Dnevnik

A kemi mundësi dhe a kemi të drejtë që me heshtje ti amnestojmë peronat të cilët në emër të ideologjisë komuniste, por edhe për qëllimet dhe interest e tyre personale, kanë bërë krime dhe reprezaljeve kundër mijëra njerëz të njohur dhe të panjohur.

Aljosha Simjanovski, kolumnë- “Ne Maqedonasit …”, Utrinski Vesnik

Në Ballkanin malor gjithcka është e mundur, kështuqë  parahistoritë të këndshëme dhe me humor, nganjëherë kanë tendencë për të kthyer në drejtime të papritura.

Lajme të ngjashme

Back to top button