UPDATE: Qetësohet situata në Oktisi

Në Oktisi të Strugës, pasdite është qetësuar situata, pasi të dyja palët u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Kjo erdhi si rezultat i marrëveshjes ndërmjet kryetarit të komunës së Strugës, Zijadin Sela, peshkopit Timotej, muftiut të BFI-së në Strugë dhe ministrit për vetëqeverisje lokale, Tahir Hani, që të premten të mbahet takim për zgjidhjen e problemit.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Në Oktisi arriti peshkopi Timotej në takim me imamin lokal dhe kryetarin e Strugës, Zijadin Sela, e përpak u shmang edhe incidenti fizik, por policia arriti të pengojë që palët kundërshtare të përleshen mes vete, duke i larguar në 20 metra distancë, njofton portali A1On.

Në takim u arrit marrëveshje për të mbajtur edhe një takim të premten, ku do të marrin pjesë përfaqësues të muftinisë së Strugës, kryetari i komunës së Strugës dhe përfaqësues të KOM-it. Po premtim nuk ka se do të ndërtohet kisha dhe se problemi do të zgjidhet shpejt, posaçërisht kur kihet parasysh se leja për ndërtimin e kishës skadon më 30 shtator.

Siç thonë banorët maqedonas të Oktisit, sot në mëngjes, imami i xhamisë i ka ftuar banorët muslimanë të mblidhen në mënyrë paqësore dhe të mos e lejojnë vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e kishës “Shën Dimitri”.

Në Oktisi ka forca policore që në hyrje të fshatit i legjitimojnë të gjithë ata që duan të futen në fshat.

Nga fshatrat e tjera maqedonase, veçanërisht nga Mislesheva, vijnë njerëz për t’i dhënë përkrahje ndërtimit të kishës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button