LSDM: Nuk ka vazhdim, Komisioni ka përfunduar pa sukses

Komisioni nuk ekziston më, nuk ka arritur që t’i zbardhë ngjarjet e 24 dhjetorit, thonë nga LSDM-ja.

“Anëtarët e LSDM-së kanë hyrë në Komision sipas marrëveshjes së marsit për t’i dhënë të drejtë që të zbulohen ngjarjet dhe të detektohet shkelja e Kushtetutës. Nga ana tjetër, anëtarët e VMRO-DPMNE-së me qëndrim se duhet të vërtetohet mundësi të rrezikshme nga një grusht shteti.

Pasi që anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë pranuar që të ketë thyerje të Kushtetutës me largimin e deputetëve dhe është paraparë që të arrihet një marrëveshje për pikat, papritmas, pranimi për shkelje të kushtetutës dhe për gazetarët është bërë problem për anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

Për gazetarët, anëtarët e komisionit nga ana e VMRO-DPMNE-së, kanë insistuar se nuk ka pasur thyerje të kushtetutës, por vetëm është penguar ndjekje të ngjarjeve në galerinë e parlamentit dhe pastaj ata kanë mundur ta ndjekin parlamentin drejtpërdrejtë në televizion.

Për gjetjen e zgjidhjes janë përfshirë edhe vëzhgues të Bashkimit Evropian me fjalët “Por edhe Gruevski u ka kërkuar falje gazetarëve”, thonë nga LSDM.

Për njoftimet jozyrtare për zgjedhje të parakohshme, Zaev është përgjigjur se për zgjedhje kriminale që organizohen nga kjo qeveri, LSDM nuk do të merr pjesë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button