Biznes familjar: Mbjell origano dhe përfito 3.000 euro për hektar

Nga kjo vjeshtë, rigon do të mbillet edhe në tokën e Maqedonisë. Kjo barishte, prodhimi i të cilit në botë ka përjetuar një bum të vërtetë, këtë vit do të fillojë të mbillet edhe në vendin tonë dhe korrja e parë do të bëhet në pranverën e ardhshme..

“Për tetor është bërë gati gjithçka, kemi të lidhura marrëveshje, do të thotë se gjithçka është përgatitur, ndërsa në periudhën e ardhshme na mbetet vetëm ta zgjerojmë rrethin, thotë Kujtim Haxhi – Hamza, drejtor i firmës bujqësore “Toka”.

Kooperativa bujqësore e Maqedonisë “Toka”, në Turqi tashmë disa vite e prodhojnë këtë bimë dhe janë futur me sukses në biznesin e shitjes së origanës në pazarin e jashtëm. Momentalisht kanë 2.540 nënkontraktorë.

“Ideja për prodhimin e origanos filloi në Turqi. Në fillim, atje këtë lloj të origanos (origanum onites) e kemi mbledhur në malet e Turqisë. Pastaj për shkak të kërkesës të madhe në tregun botëror, vendosëm që të fillojmë me mbjelljen e saj. Filluam me 40 hektar, ndërsa për 6 vite kemi arritur që të mbjellim 6000 hektar me 2540 nënkontraktor. Çdo vit, kompania ka eksportuar 1800 ton të lëndës, ndërsa shumica e prodhimit të përgjithshëm shkon në Amerikë dhe Evropë”, tha Haxhi-Hamza.

Para katër viteve ka vendosur që të kryej hulumtim për prodhimin e origanos në tokën e Maqedonisë. Disa hulumtime në rajone të ndryshme janë treguar të suksesshme. Kështu, Haxhi-Hamza ka vendosur që biznesin me origano ta përhap edhe në Maqedoni. Haxhi-Hamza ka projekt për zhvillimin e këtij biznesi në Maqedoni.

“Planet e tona që kjo kulturë të shpërndahet në zonat rurale të Maqedonisë dhe prodhimi final të brendohet dhe si i tillë të shitet në tregjet botërore. Njerëzit në Maqedoni janë të njohur me këtë prodhim të origanos, por është e nevojshme të edukohen, sepse ky biznes është specifik”, ka thënë Haxhi-Hamza.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë mund ta lexoni (në maqedonisht). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button