City në kërkim të trajnerit të ri
Drejtuesit e Manchester Cityt nuk janë të kënaqur me Manuel Pellegrinin dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime në stafin teknik.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri i Napolit, Rafa Benitez mund të zëvendësoj Pellegrinin nga edicionin e ardhshëm.
Kontrata e Benitezit me Napolin skadon në qershor të këtij viti, çka do të thotë se transferimi i tij në City do të jetë edhe më i lehtë.