Lavdata për Januzaj

Menaxheri i Manchester United-it, Louis van Gaal është i kënaqur me zëvendësimin që bëri në fillim të pjesës së dytë, kur në vend të Di Marias e futi Adnan Januzajn.

“Gjithmonë mendoj ta zëvendësoj Di Marian me Januzajn dhe sot ishim më të mirë në pjesën e dytë, çka do të thotë se kam marrë vendim të drejt”, tha Van Gaal pas ndeshjes me Sunderlandin.

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Unitedit dhe Sunderlandit përfundoi baras 0:0, ndërsa me inkuadrimin e Januzajt në pjesën e dytë, Unitedi fitoi me rezultat 2:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button