Januzaj shënon në fitoren e United (Video)

Adnan Januzaj vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme për gjigantin anglez, Manchester United. Këtë radhë talenti kosovar erdhi në shprehje në fitoren e Untied kundër WBA-së, në takimin e xhiros së dytë të Premierligës për grupmoshat nën 21 vjeç.

Manchesteri fitoi në udhëtim kundër WBA-së me rezultat bindës, 4:0. Januzaj ishte një ndër më të mirët në fushë, madje duke shënuar edhe një gol nga penalltia, në minutën e 55-të.

Ndryshe, Januzaj në ditët e kaluara u lidh me një kalim të mundshëm tek Evertoni ose Hulli.

Mediat britanike kanë shkruar që krerët e United po mendojnë për huazimin e tij, në mënyrë që Januzaj të fitojë sa më shumë qëndrueshmëri dhe të krijojë njëfarë përvoje.

Lajme të ngjashme

Back to top button