Edhe Roma në mesin e më të mirëve të Europa Ligës
Pas shumë incidenteve në fushë, Roma është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa Leagues, pasi ka mposhtur Feyenoordin në udhëtim me rezultat 2:1.
Golat për Roman i shënuan Ljajic në minutën e 45 dhe Gervinho në minutën e 60, ndërsa golin e vetëm për vendësit e shënoi Manu në minutën e 57-të.
Ndeshja gjatë tërë kohës kishte shumë tensione të mëdha, ku Feyenorrd mbeti pa një lojtar, pasi u ndëshkua me kartonë të kuq, ndërsa në minutën e 55-të u ndërpre takimi për shkak të gjuajtjes së gjësendeve në fushë nga tifozët.