Totti për herë të fundit me fanellën e Romës

Futbollisti i një prej ekipeve të Serie A, Roma, Francesco Totti, do të veshë këtë të diel për herë të fundit fanellën e kësaj skuadre, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë publik nga vetë 40 vjeçari, përmes një publikimi në Twitter. “Në ndeshjen Roma-Genoa, e cila do të luhet më 28 maj, do të vesh për herë të fundit fanellën e Romës. Nuk mund të shpjegoj me pak fjalë. Dashuria për futbollin nuk do të mbarojë kurrë. Futbolli për mua është një pasion, madie një pasion aq i thellë saqë pa të nuk mund të jetoj. Që nga dita e hënë jam gati të nis një tjetër aventurë”, tha ai në postimin e tij.

Futbollisti italian pritet që pasi të lërë futbollin të drejtojë si teknik skuadrën e Romës dhe të vazhdojë të qëndrojë në këtë skuadër.

Totti e nisi karrierën e tij në futbollin profesional, në skuadrën e Romës, skuadër kjo në akademinë e së cilës edhe u formua si futbollist. 40 vjeçari është kthyer në legjendën e klubit me 784 ndeshje të luajtura dhe 306 gola të shënuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button