Zhduken një fëmijë dhe një grua

Numri i personave që paraqiten si të zhdukur në Maqedoni shtohet nga dita në ditë. Për një ditë tashmë janë paraqitur si të zhdukur dy persona, një nga Shkupi dhe një nga Koçani.

Është zhdukur një vajzë e moshës 16 vjeçare nga shtëpia e fëmijëve “25 maj” në Çair. Rastin në polici e ka denoncuar, e punësuara në këtë institucion.

Gjithashtu në polici është denoncuar se të mërkurën në mbrëmje nga fshati Çiflik i Koçanit, është zhdukur një grua e moshës 54 vjeçare. Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshorti i gruas së zhdukur.

Policia po punon në gjetjen e personave të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button